FOL: Vendimi për lirimin e Ukës është tregues se drejtësia është nën kërcënim

21 Tetor 2016 - 19:30      

Gjykata Themelore në Prizren sot ka marrë vendim për lirimin e ish gjyqtarit Nuhi Uka për akuzat për krim të organizuar dhe korrupsion.

Vendimi është marrë mbi bazën që aktakuzat ndaj Nuhi Ukajt dhe të tjerëve janë vjetruar. Kjo sipas Lëvizjes FOL është si pasojë e neglizhencës së gjyqtarëve të rastit në fjalë, transmeton Koha.net.

LEXO SE CILA ISHTE AKUZA NDAJ UKËS

Ky vendim, për FOL është një sulm mbi parimet e funksionimit të sistemit të drejtësisë si dhe është tregues se lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar vazhdon të mbetet retorikë.

“Vendimi për ish gjyqtarin Uka dhe të tjerët, është treguesi i qartë se drejtësia dhe vendimet e saj, janë nën kërcënimin e grupeve të organizuara kriminale. Janë vendime që hapur tregojnë ndikimin e politikës dhe rrjeteve të tyre kriminale mbi sistemin e drejtësisë. Po ashtu, është mesazh i rrezikshëm se grupet kriminale mund të ndikojnë mbi vendimet e gjyqtarëve”, thuhet në një reagim të Lëvizjes FOL.

Për më tepër, sipas tyre, vendimi i Gjykatës së Prizrenit cenon gjyqtarët dhe prokurorët profesionalë që punën e bëjnë me integritet të lartë.

“Prandaj, duke parë që vonesat në trajtimin e lëndëve po dërgojnë në parashkrimin e tyre, dhe duke parë se parashkrimi po përdoret si faktor përcaktues për t’iu ikur dënimeve në shumë raste të korrupsionit dhe krimit të organizuar: FOL kërkon nga Prokuroria e Shtetit që të niset një hetim i menjëhershëm, ndaj grupit të gjyqtarëve që kanë marrë vendimin në rastin Uka dhe të tjerë. Në të njëjtën kohë, FOL kërkon që sa më parë të bëhen ndryshimet e nevojshme që veprat e krimit të organizuar dhe korrupsionit të mos jenë subjekt i parashkrimit”, përfundon Lëvizja FOL.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...