Ish-zyrtarëve të MASHT-it s’po u ecë mbarë për anëtarë Bordi në RTK [video]

21 Tetor 2016 - 19:25      

Zyrtarëve e ish-zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit, nuk po u shkon mbarë konkurrimi për në borde të institucioneve të pavarura.

Besa Bytyqi, aktualisht udhëheqëse e divizionit për komunikim pranë kësaj ministrie, kishte kandiduar për një mandat të dytë për në bordin e RTK-së.

Por në një përgjigje të zyrës ligjore të kuvendit për anëtarët e komisiont ad-hoc, të cilën e ka parë KTV-ja, thuhet se kandidatura e saj nuk do të jetë e mundshme.

Ngjashëm ka ndodhur edhe me kryetarin e komisionit ad-hoc, deputetin Salih Morina.

Përndryshe, emrat që janë në garë për dy pozita të lira në bordin e RTK-së janë Afërdita Maliqi, Naile Demiri, Ganimet Klaiqi dhe Hazbije Qeriqi.

Intervistimi i kandidatëve, si për dy pozitat e anëtarëve të bordit të RTK-së edhe për një anëtar bordi të KPM-së, kishte ndodhur para dy javësh.

Për këtë të fundit, dy kandidatët janë Xhemail Krasniqi dhe Fehmi Ajvazi, derisa kryesia e kuvendit, javën e ardhshme pritet t’i procedojë për në votim.

Njëri nga kandidatët për këtë pozitë ishte edhe ish-këshilltari i Ministrit të Arsimit Ramë Buja, Arbër Morina, por që nuk u lejua të garojë, pasi që njëjtë, ende nuk kishin kaluar dy vjet nga pozita e tij e fundit si këshilltar.


Ish-zyrtarëve të MASHT-it s’po u ecë mbarë për... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...