I rrezikshëm e i paprecedentë po shihet vendimi i Gjykatës për “rastin Mekaj” [video]

21 Tetor 2016 - 19:15      

I papranueshëm për praktikën gjyqësore po konsiderohet vendimi i gjyqtarit Shasivar Hoti, për të mbyllur për publikun të gjitha seancat në rastin e ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit, Sali Mekaj.

Në vendimin e tij, gjyqtari është pajtuar se nëse publikohen bisedat dhe mesazhet telefonike ndërmjet Mekajt dhe së akuzuarës Vlora Gorani, do t’u shkaktonte dëm të riparueshëm familjeve të tyre, pa sqaruar arsyen për këtë, meqenëse Mekaj akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, raporton KTV.

Vendimi po konsiderohet si i papranueshëm dhe i rrezikshëm për praktikën gjyqësore.

I shqetësuar me vendim është shprehur edhe kryetari i Gjykatës Themelore, Hamdi Ibrahimi.

Ai ka thënë për KTV-në se nuk ka të drejtë të ndërhyjë në vendim, por që gjyqtari Shasivari ka mundësi që ta rishikojë atë.

Sali Mekaj tashmë ka dhënë dorëheqje nga të gjitha postet e tij, ka konfirmuar për KTV-në Këshilli Gjyqësor i Kosovës.


I rrezikshme e i paprecedentë po shihet vendimi... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...