Procesi gjyqësor në rastin “Stenta” pritet të jetë maratonë [video]

21 Tetor 2016 - 19:11      

Ka nisur procesi gjyqësor për rastin “Stenta”.

Por shqyrtimi fillestar është shtyrë për datën 30 nëntor. Seanca është shtyrë pasi në sallë ka munguar Agron Besimi, një nga 64 të akuzuarit e këtij rasti, raporton KTV.

Avokati Adem Vokshi, që e mbron Ferid Aganin, ka kërkuar që lënda për të dhe ish-sekretarin Gani Gashi të veçohet nga pjesa tjetër.

Kërkesë për ndarje të lëndës kanë parashtruar edhe të tjerë të akuzuar, për shkak të numrit të madh të tyre.

Por e njëjta është refuzuar nga prokurori. Prokurori Agron Bajrami ka bërë me dije se lënda nuk mund të ndahet, për shkak të ndërlidhjes së veprave dhe se ndarjen e aktakuzës nuk e njeh kodi i procedurës penale.

Ankesë kishte edhe për mënyrën se si prokuroria u ka dërguar provat, përcjell Koha.net. Kanë kërkuar që t’u sigurohen të njëjtat për të gjithë të akuzuarit në gjuhën që ata e flasin.


Procesi gjyqësor në rastin “Stenta” pritet të... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...