Dështimi i deputetëve pozitë-opozitë për deklaratë të përbashkët thekson edhe më dallimet [video]

21 Tetor 2016 - 19:05      

Komisioni për Punë të Jashtme ka përmbyllur takimin, pa e arritur një konsensus me të gjithë përfaqësuesit e pozitës dhe opozitës për draft-deklaratën, përmes së cilës do t’i kërkohet Bashkimit Evropian që t’ia heqin si kusht demarkacionin për liberalizimin e vizave.

Opozita ka kërkuar që në draft-deklaratë të përfshihen edhe propozimet e tyre, e ku kërkohej që çështja e demarkacionit të rishikohet, raporton KTV.

Kështu në kryesi, ka shkuar draft-deklarata që e lexoi Elmi Reçica dhe tri propozimet e opozitës, Vetëvendosjes, AAK-së e Nismës.

Takimi i parë i komisionit kishte ndodhur të martën me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, ku ai ishte shprehur i bindur se do të kishte konsensus.

Por, kjo iniciativë e Kuvendit nuk i ka pëlqyer raportueses për çështjen e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon.

Ajo ka thënë se nëse me këtë deklaratë hapet çështja e kufirit, atëherë Komisioni Evropian apo shumë shtete anëtare do të mund ta shfrytëzonin këtë për vazhdimin e mëtutjeshëm të bllokadës, për sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën.


Dështimi i deputetëve pozitë-opozitë për... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...