Më shumë përkushtim për mbikëqyrje të vajzave në Kosovë

21 Tetor 2016 - 15:37      

Për të parën herë në Kosovë është lansuar raporti “Gjendja e Popullsisë Botërore 2016”, e quajtur “Mosha e vajzave 10 vjeçe”. Ky titull iu la me të vetëm arsyeje se vajzat e kësaj moshe janë në gjendje më kritike dhe iu duhet përkrahja familjare, shoqërore e institucionale.

Në lansimin e këtij raportim, transmeton kp, shkollimi i vajzave të kësaj moshe në Kosovë qëndron më mirë se në vendet tjera të botës, por shqetësim kryesor ishte se vajzat e kësaj moshe janë të shfaqura ndaj rreziqeve të ndryshme.

Imazh i këtij raporti u bë nga Blerina Krasniqi nga Grashtica, një vajzë me nevoja të veçanta, ku përmes një video të shkurtër u tregua një ditë e jetës së Blerinës.

Udhëheqësja e programit të UNFPA në Kosovë, Visare Mujko-Limani, ka treguar se mosha 10 vjeçe është mosha kur hyhet në udhëkryqet jetësore, e që për këtë duhet që më shumë të punohet me vajzat, e sidomos në fushën e shëndetit seksual e riprodhues.
Në raport thuhet se gjendja e popullsisë botërore për 2016-ën, tregon se ardhmja jonë e përbashkët varet se si i mbështesim 60 milionë vajza 10-vjeçare në botë. Po ashtu në këtë raport është thënë se investimi për këtë moshë, mund të prodhojë përfitime të mëdha demografike dhe të rrisë ekonominë e vendeve në afate të gjata kohore.

Edhe pse krahasuar me vendet tjera të botës Kosova qëndron më mirë në vijimin e shkollimit të këtyre vajzave, Mujko-Limani ka theksuar se ka diskriminime tjera për këto vajza, si në kuptimin e punësimit, marrjes së pozitave vendimmarrëse, por edhe diskriminim gjinor në trashëgimi.
Drejtori i UNFPA, Andre Russelll, tha se është e rëndësishme se çfarë ndodh me fëmijët, duke theksuar që mosha 10 vjeçare është shumë kritike sidomos për vajzat.

Folësit nga institucionet e shtetit, por jo edhe nga ministritë dhe Qeveria, shprehen shqetësimin për këto vajza të reja që po iu ekspozohen faktorëve shumë negativ në vend, e që shkaktar i tyre u tha të jenë edhe të ardhurat jo të mira ekonomike. Jo arsye ka bërë që shumë vajza të detyrohen që edhe të kërkojnë lëmoshë në rrugë, me çka edhe shumë lehtë mund të bien pre e prostitucionit.

Si problem me rëndësi u tha të jetë edhe financimi për fëmijët në nevojë, e për të cilën shqetësim paraqiti edhe drejtori i HANDIKOS, Afrim Maliqi.

Maliqi tha se për fëmijët me nevoja të veçanta po jepen vetëm 100 euro, me të cilat para duhet të kryhen gjitha shërbimet të nevojshme për ta.

Në fund të këtij raporti udhëheqës të projektit, por edhe përfaqësues të institucioneve, u shprehen gati njëzëri për nevojën urgjente që të sigurohet që zëri i këtyre vajzave të këtyre grupmoshave të dëgjohet, duke bërë që atyre t’iu sigurohet arsimimi, edukimi shëndetësor dhe ai seksual.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...