Kërkohet fuqizim i masave për zbatimin e Ligjit për kontrollin e duhanit

21 Tetor 2016 - 15:13      

Kryesuar nga Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, njëherësh edhe kryesues i Këshillit Ndërministror për Kontroll të Duhanit në Ministrinë e Shëndetësisë u mbajt sot takimi i radhës i këtij Këshilli, në të cilin u raportuar rreth nivelit të zbatimit dhe shkeljeve të Ligjit për Kontrollin e duhanit, aktiviteteve në vijim dhe hapave të tjerë me qëllim të fuqizimit të zbatimit të tij.

Me këtë rast Rrahmani, transmeton Koha.net kumtesën e MSH-së, tha se duke parë sfidat më të cilat është duke u ballafaquar ky ligj dhe shkeljet e evidentuara në nivele të ndryshme, këtë çështje e ka ngritur në nivel të diskutimeve ën mbledhje të Qeverisë së Kosovës ku edhe është prezantuar një informatë e plotë me aktivitetet e ndërmarra, rolin e institucioneve zbatuese ku janë theksuar ato që kanë qenë më të angazhuara, pore dhe ato që nuk janë përkushtuar sa duhet në angazhimin e ligjit.
Në takim u theksua se shkeljet më të mëdha janë në sektorin e gastronomisë, ndërkohë që u kritikuan edhe institucionet publike, për shkelje të evidentuara të ligjit në to.

Në mënyrë të veçantë dhe me qëllim të sigurimit të një ri-përkushtimi për ta zbatuar ligjin, pritet që muajin që vjen në Prishtinë të mbahet një takimi i nivelit më të lartë, me qëllim që autoritetet qendrore dhe ato lokale të tregojnë vendosmërinë e tyre për ta zbatuar ligjin, duke pasur parasysh involvimin e ulët deri tash të autoriteteve lokale në zbatimin e këtij ligji nëpër komunë të Kosovës.

Gjithashtu, aktivitetet do të përcillen edhe me një fushatë përkrahëse për zbatimin e ligjit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...