Reagim i AGK-së: Mbani gjykatat të hapura

21 Tetor 2016 - 14:52      

Asociacioni i gazetarëve të Kosovës, përmes një kumtese ka reaguar ndaj vendimi të djeshëm të Gjykatës Themelore në Prishtinë, që më 20 tetor 2016 seanca për shqyrtimin fillestar në rastin Prokuroria Speciale kundër Sali Mekajt, ish-kryetar i Gjykatës së Apelit, të mbahej e mbyllur publikun, transmeton Koha.net.

AGK , thotë kumtesa , me shqetësim ka pranuar informatat nga komuniteti i gazetarëve për vendimin e gjykatës që të përjashtojë publikun. Gazetaret ende nuk kanë qasje në aktvendimin me shkrim, siç parashihet me Kodin e Procedurës Penal.
Në veçanti, ne jemi të shqetësuar që prokurorja e rastit Drita Hajdari është pajtuar që gjykimi të jetë i mbyllur.

AGK konsideron se me mbylljen e këtij gjykimi, Gjykata Themelore ka vepruar në kundërshtim me konventat ndërkombëtare pasi që ekziston interes i madh publik që ky gjykim të jetë i hapur.

AGK, sipas kumtesës, pret nga kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi që ai të udhëzojë kryetarin e trupit gjykues në këtë rast Shasivar Hoti të hapë seancat gjyqësore.
Po ashtu kërkojmë nga prokurorja speciale Drita Hajdari që në seancën e radhës të kundërshtojë mbylljen e gjykimit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...