21 Tetor 2016 - 13:29
Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve si dhe anëtarësimi i KQZ-së së Kosovës në Asociacionin e Zyrtarëve Zgjedhor Evropian (ACEEEO) ishin temat kryesore të këtij takimi.
Në takim kryetarja Valdete Daka solli në vëmendje anëtarësimin në ACEEEO me të drejta të plota të KQZ-së së Kosovës.
“Tani edhe Republika e Kosovës e ka vendin e vet në ACEEEO dhe ne besojmë se si trupa menaxhuese të zgjedhjeve mund të përfitojmë në ngritjen profesionale”, tha Daka, duke shprehur falënderim për KQZ-në e Shqipërisë për mbështetjen e madhe që ka dhënë në këtë drejtim.
Ndërsa, kryetarja e KQZ-së së Shqipërisë, Lefterije Luzi përgëzoi edhe një herë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për anëtarësimin në ACEEEO, duke u bërë anëtari i 25-të inctitucional i këtij Asociacioni.
Në vazhdim të takimit, kryetarja e KQZ-së, Daka ndau mirënjohje për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Shqipërisë dhe kryetaren e këtij institucioni, Luzin për mbështetjen e dhënë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës për anëtarësim në ACEEEO.
Në fund të takimit, anëtarët e të dy institucioneve u dakorduan për thellim të bashkëpunimit dhe se mund të përfitohet nga përvojat gjatë proceseve zgjedhore.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...