“Namibia, për Kosovën, do të veprojë si Serbia”

21 Tetor 2016 - 13:08      

Shefja e diplomacisë namibiane Nnetumbo Nandi-Ndaitwah ka thënë se "Namibia, pa marrë para sysh presionet, nuk do të ndërmarrë asnjë hap përderisa Beogradi të mos pajtohet me Prishtinën”, transmeton Koha.net.

Kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq është takuar me nënkryetaren e Qeverisë dhe ministren e Punëve të Jashtme të Namibisë Nnetumbo Nandi-Ndaitwah.

Nikoliq me këtë rast ka folur për Kosovën: “Nëse pesë vende të BE-së nuk kanë kurrfarë pasojash që s’e njohin pavarësinë e Kosovës, pse Serbia të vuajë pasoja që nuk mund ta njohë pavarësinë?”, thënë ai.

Siç njofton gazeta “veçernje novosti” e Beogradit, kryetar serb e ka falënderuar Namibinë për mosnjohje të Kosovës.

Ndaitwah ka shprehur gatishmërinë që të vazhdojë përkrahjen e zgjidhjes së “problemit” të Kosovës me rrugë paqësore përmes dialogut dhe ka shtuar se "Namibia, pa marrë para sysh presionet, nuk do të ndërmarrë asnjë hap përderisa Beogradi të mos pajtohet me Prishtinën”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...