Sali Mekaj jep dorëheqje si kryetar i Gjykatës së Apelit dhe si gjykatës

21 Tetor 2016 - 12:44      

Kryetari i suspenduar i Gjykatës së Apelit, Sali Mekaj, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. KTV-ja ka mësuar nga burime brenda Këshillit Gjyqësor të Kosovës se Mekaj ka dhënë dorëheqje edhe si gjyqtar.

“Dorëheqjen nga të gjitha pozitat e ka ofruar para pak ditësh”, i ka thënë ky burim KTV-së.

Sali Mekaj ka qenë i suspenduar nga KGJK-ja në momentin kur kanë nisur hetimet ndaj tij dhe suspendimi, sipas këtij institucioni, ishte në fuqi deri në një vendim të plotfuqishëm të Gjykatës.

Mekaj akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, një rast ku kishte shfrytëzuar autoritetin e tij për të ndërhyrë në një proces me fajde.
Dje, ka nisur procesi gjyqësor ndaj tij, derisa gjyqtari Shasivar Hoti, me një vendim, një ndër të parët e llojit të tillë, e ka mbyllur për publikun krejt procesin gjyqësor ndaj tij, ende pa nisur.

Në pyetjen e KTV-s drejtuar Këshillit Gjyqësor të Kosovës nëse Sali Mekaj ka dhënë dorëheqje edhe nga posti i anëtarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovë, nga KGJK ka arritur përgjigja:
“Po, është e vërtetë që Mekaj i ka ofruar dorëheqjen si anëtar i Këshillit në mbledhjen e datës 13. 09. 2016 dhe po ky Këshill e ka miratuar këtë kërkesë për dorëheqje”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...