21 Tetor 2016 - 11:25
Ajte ai është pritur nga zëvendëssekretari i parë i Byrosë Federale për Arsim dhe Kulturë, Mark A. Taplin.
Temë e bisedimit ishte implementimi i suksesshëm i skemës së bursave të Programit Fullbright, i cili financon shkëmbimin akademik, përkatësisht bursa studimore për studentët nga Republika e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Bajrami është pritur edhe nga Margot Elise, zëvendësadministratore e parë e Byrosë së USAID-it për Evropë dhe Azi, me të cilën është biseduar për projektet e përbashkëta dhe bashkëpunimin e më tejmë në fushën e arsimit në Kosovë.
Bajrami, gjatë qëndrimit në SHBA së bashku rektorët e Universiteteve Publike të Kosovës dhe përfaqësuesit e lartë të Bankës Botërore, kanë mbajtur një punëtori, në të cilën është biseduar për zbatimin e projekteve të përbashkëta, të cilat kanë për qëllim reformimin dhe zhvillimin e të gjitha niveleve të arsimit në Republikën e Kosovës.
Përveç, këtyre takimeve, Bajrami ka zhvilluar një takim edhe me përfaqësuesit e Korpusit të Paqes, me ç’ rast është pritur nga Kristinë B. Besch, drejtore regjionale e operacioneve të Korpusit të Paqes për regjionin e Evropës, Mesdheut dhe Azisë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...