21 Tetor 2016 - 11:23
Nga partitë e ndryshme evropiane që morën pjesë në këtë konferencë, thotë kumtesa, delegacioni është takuar me zyrtarë të lartë të Partisë Social Demokrate Gjermane, Partisë Laburiste Britanike, Partisë Social Demokrate Suedeze, Partisë Laburiste Norvegjeze, etj. Më tej takime janë zhvilluar edhe më përfaqësues të lartë të Partisë Eurosocialiste si Giacomo Fillibeck dhe Maria Freitas, dhe me kryetarin e Unionit Ndërkombëtar të Rinisë Socialiste, Howard Lee. Në të gjitha këto takime Vetëvendosjes ka synuar forcimin e marrëdhënieve bilaterale me partitë e qendrës së majtë evropiane dhe anëtarësimin e plotë në grupacionet ndërkombëtare partiake të formuara prej tyre, dhe ka gjetur një interes reciprok në këtë drejtim.
Gjatë kësaj vizite u organizua edhe një takim i përbashkët me zëvendëspresidenten e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek dhe me Europarlamentaren raportuese për Kosovën,Tanja Fajon.
Në këtë takim, sipas kumtesës, u diskutua lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës si dhe lidhur me zhvillimet e fundit politike.
Delegacioni i Vetëvendosje ka treguar edhe një herë pesë hapat e propozuara nga Visar Ymeri për zgjidhjen e çështjes së demarkacionit si dhe ka diskutuar për zgjedhjet në Kosovë si e vetmja zgjidhje për krizën ekonomiko-politike nëpër të cilën po kalon vendi.
Delegacioni ka vazhduar gjithashtu takimet me përfaqësues të lartë të qeverisë së Belgjikës (Valoni), si ministri i Buxhetit André Flahaut.
Në kumtesë shtohet se kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, me rastin e kësaj vizite shfrytëzoi mundësinë për t’u takuar me kryetarin e Komunës së Namurit (kryeqyteti e Valonisë), Maxime Prevot. Komuna e Prishtinës dhe ajo e Namurit kanë nënshkruar më herët një bashkëpunim për binjakëzim dhe, pas shkëmbimeve të para kulturore, së shpejti do të zhvillojnë edhe projektin e parë të restaurimit të trashëgimisë kulturore në Prishtinë.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...