Ministria e Transporteve vazhdon ta përkrahë kompaninë e shkualifikuar turke

21 Tetor 2016 - 07:21      

Komisioni i Prokurimit Publik në Shqipëri ka rrëzuar ankesën e kompanisë turke “Vendeka Bilgi”, ndaj vendimit të mëparshëm, për procedurën e dhënies me koncesion të mirëmbajtjes së rrugës Milot-Kukës-Morin.

Komisioni i Prokurimit Publik ka lënë në fuqi vendimin e tij të mëparshëm, duke shkualifikuar kompaninë “Vendeka Bilgi”, dhe duke shpallur fitues konsorciumin “Catalyst Viva Das General Constructing LL.C”, “Salillari” LTD, dhe “Kastrati” SHA, shkruan sot Koha Ditore.

Ministria e Transporteve dhe e Infrastrukturës në Shqipëri, informoi të enjten pasdite se do të ndjekë hapat e mëtejshëm për ekzekutimin e këtij vendimi, në bashkëpunim dhe me konsulentin ndërkombëtar “IFC”, pjesë e Bankës Botërore, duke vijuar negocimin e kontratës.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...