Koalicioni nuk punon në riformatimin e Qeverisë

21 Tetor 2016 - 07:32      

Kurrfarë veprimi nuk është ndërmarrë në lidhje me ristrukturimin e Qeverisë. Zotimi për ta bërë një gjë të tillë është dhënë muaj më parë nga eksponentët e koalicionit, por, duke parë mungesën e veprimeve, analistët kanë konstatuar se hapja e kësaj teme ka qenë strategji për të ngarkuar publikun me të, në kohën kur vlonin akuzat që lidheshin me demarkacionin e asociacionin.

Kësisoj, ekzekutivi kosovar vazhdon të mbetet ndër më të mëdhenjtë në rajon e në Evropë, shkruan sot Koha Ditore.

Jo veç që nuk ka nisur tkurrja e tij e paralajmëruar nga kryeministri Isa Mustafa e edhe nga presidenti Hashim Thaçi, por nuk është bërë as vlerësimi i performancës së ministrave.

Madje, Zyra e Kryeministrit nuk u ka kthyer përgjigje as organizatave të shoqërisë civile që i kanë sugjeruar asaj veprimet që duhet ndërmarrë për ta bërë më funksionale Qeverinë.

Edhe në fillim të mandatit e edhe tash, Instituti GAP ka prezantuar një udhërrëfyes për uljen e numrit të ministrive dhe posteve ministrore. Me të është kërkuar që Qeveria të tkurret në 13 ministri, pa e prekur shërbimin civil, por vetëm duke i eliminuar pozitat politike. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...