Riciklimi i mbeturinave po realizohet me vështirësi

21 Tetor 2016 - 07:07      

Riciklimi i mbeturinave ndonëse do të mundë të gjeneronte të ardhura të konsiderueshme dhe do ta ndihmonte ekonominë, përfshirë edhe jetësimin e ekonomisë së gjelbër, në Kosovë po realizohet me vështirësi.

Aktualisht në Kosovë bëhet vetëm riciklimi i plastikës, kurse metalet dhe letra grumbullohen duke u shitur në vende të rajoni, shkruan sot Koha Ditore.

Agron Bektashi, drejtor në Qendrën Rajonale për Mjedis (REC), ka thënë se menaxhimi i mbeturinave në Kosovë, në veçanti riciklimi, po ballafaqohet me probleme serioze dhe se gjendja e tanishme është mjaft shqetësuese.

Ai ka theksuar se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, pushteti lokal, Kompania për Menaxhimin e Deponive të Kosovës, kompanitë rajonale dhe ato komunale, qoftë të sektorit privat,kompanitë e licencuara, përfshirë edhe shoqatat dhe iniciativat qytetare, nuk janë duke bërë sa duhet për konkretizimin e riciklimit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...