21 Tetor 2016 - 07:00
“A s`po ki ti tjetër punë veç me fotografu a?”, i është drejtuar mbrojtësi i Mekajt, Ramë Gashi, fotoreporterit të “Kohës Ditore”, derisa ky i fundit po e kryente detyrën e tij.
Avokatit i është sqaruar se leja për prezencë ishte marrë qysh në hyrje të Gjykatës, që nënkuptonte se Gjykata ishte e vetëdijshme për praninë e fotoreporterëve dhe të kameramanëve.
Fotografimet, incizimet e mediave nuk i kanë penguar trupit gjykues deri në momentin kur avokati i Mekajt dhe i të akuzuarve të tjerë kanë kërkuar që të mos lejohen të publikohen.
Ata, po ashtu, me një kërkesë të veçantë i kanë kërkuar Gjykatës që të mbyllin tërë procesin gjyqësor. Këtë e kanë bërë duke u bazuar në nenin 293 të Kodit të Procedurës Penale, i cili, ndër të tjera, parasheh “mbrojtjen e jetës personale ose familjare të të akuzuarit, të dëmtuarit ose të pjesëmarrësve të tjerë në procedurë”. (Artikullin e plotë mund ta lexoni të numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...