Apostolova i thotë Simiqit se duhet kthyer në institucione të Kosovës

20 Tetor 2016 - 23:43      

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka takuar sot shefin e Listës Serbe, Sllavko Simiq.

Ajo i ka thënë Simiqit se është shumë e rëndësishme që Lista Serbe të jetë pjesë e punës në Kuvendin e Kosovës dhe në Qeverinë e Kosovës, duke qenë pjesë aktive në kalimin e ligjeve dhe rregulloreve të rëndësishme për Kosovën dhe serbët e Kosovës, transmeton Koha.net.

Sipas një komunikate nga BE, thuhet se ajo ka theksuar rëndësinë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, duke përfshirë nevojën për të zbatuar marrëveshjet e arritura në këtë dialog.

Në takim ata biseduan edhe për ndihmën multi-milionëshe për Veriun e Kosovës si dhe për Fondin e Zhvillimit, duke përmendur edhe nevojën për më shumë angazhim për zbatimin e projekteve të financuara nga këto instrumente ndihmëse.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...