MD-ja ngatërron hetimin me aktakuzë, EULEX-i vazhdon intervistimin e zyrtarëve për arratisjen e Lushtakut

21 Tetor 2016 - 06:40      

Ministrja Dhurata Hoxha dhe kabineti i saj, të mërkurën, e kanë ngatërruar hetimin me aktakuzë.

Pasi që është njoftuar nga Prokuroria e Shtetit se dhjetëra zyrtarë të Shërbimit Korrektues të Kosovës janë duke u hetuar për shkak se dyshohen që kanë bashkëpunuar për të ndihmuar “arratisjen e Sami Lushtakut”, Hoxha i ka shkarkuar ata nga pozitat.

Punëtorët e Shërbimit Korrektues janë pezulluar nga puna me arsyetimin se “kanë aktakuzë”, por ata në këtë fazë janë duke u hetuar.

Hetimi i nisur nga një prokuror ndërkombëtar i EULEX-it është në vazhdim e sipër, dhe ky institucion nuk ka dhënë sqarime se kur mund të përfundojë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...