20 Tetor 2016 - 21:36
Ky i fundit ka reaguar menjëherë dike thënë se e vërteta qëndron ndryshe dhe se Pacolli, të cilit i referohet me iniciale, po i shmanget fakteve, transmeton Koha.net.
“Nuk kam penguar asnjëherë ndonjë Ligj të propozuar nga BP në procedurë parlamentare. E vërteta është se diku ne pranverë të vitit 2013 , me iniciativë të Grupit Parlamentar të LDK , pas një debati tërëditor për Trepçën është aprovuar një Rezolutë e cila ka obliguar qeverinë që mbrenda tre muaj të procedojë një Ligj për Trepçën . për statusin dhe organizimin e saj. Me një vonësë prej më shumë se një viti Qeveria , ku ka qenë ai Zëvendës Kryeminister, ka sjellë një Ligj me 4 nene dhe atë jo për Trepçën , por për ndryshim të Ligjit për ndërmarrjet publike, ku Trepça nuk përmendet fare. Ai Ligj , ka ardhë pra tepër vonë , pak para shpalljes se zgjedhjeve parlamentare 2014”, ka thënë ndër të tjera Mustafa, duke treguar se ai ligj ka kaluar leximin e parë, por jo edhe të dyti pasi është shpërndarë Kuvendi.
Mustafa tregon edhe detaje tjera në reagimin e tij të mëposhtëm, duke shtuar se ai nuk ka qenë deputet i AKR-së, por ka qenë pjesë e Koalicionit për Kosovë të Re, nga radhët e E15 që ishin në koalicion me AKR-në dhe me disa subjekte tjera.
Reagimi i plotë i Muhamet Mustafës, sot deputet i LDK-së:
BP PERSERI SHMANGET NGA FAKTET
Nuk kam penguar asnjëherë ndonjë Ligj të propozuar nga BP në procedurë parlamentare. E vërteta është se diku ne pranverë të vitit 2013 , me iniciativë të Grupit Parlamentar të LDK , pas një debati tërëditor për Trepçën është aprovuar një Rezolutë e cila ka obliguar qeverinë që mbrenda tre muaj të procedojë një Ligj për Trepçën . për statusin dhe organizimin e saj. Me një vonësë prej më shumë se një viti Qeveria , ku ka qenë ai Zëvendës Kryeminister, ka sjellë një Ligj me 4 nene dhe atë jo për Trepçën , por për ndryshim të Ligjit për ndërmarrjet publike, ku Trepça nuk përmendet fare. Ai Ligj , ka ardhë pra tepër vonë , pak para shpalljes se zgjedhjeve parlamentare 2014. Ndonëse ka pasur vërejtje se aty Trepça nuk rregullohet si duhet, duke qenë se mundësonte që ndërmarrjet shoqërore ( pra edhe Trepça) të nxirren nga administrimi i AKP , ligj është përkrahë në parim dhe ka kaluar leximin e parë, por në kohen kur u dashtë të kalohet në lexim të dytë është shpërndarë Kuvendi dhe ka mbetur i paaprovuar. Në fillim të mandatit Qeveria e re, edhe ne presion te Kohës , ka ndryshuar ligjin që kishte venë afate që mund ta dërgonin Trepçën ne likuidim, dhe menjëherë ka proceduar Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për ndërmarrjet publike. Ku ka hapur mundësitë që ndërmarrjet shoqërore , ose pjesë të tyre, mund të nxirren nga administrimi i AKP ( deri këtu pak a shumë ngjashëm me atë që kishte propozuar BP), por për dallim prej tij gjithashtu ka obliguar me Ligj Qeverinë që për Trepçën të nxirret Ligji i veçantë. Dhe kjo pikërisht ka ndodhë, Synimi ka qenë që ky Ligj të vie më shpejtë , por megjithatë Ligji ka dhënë përgjigjet e duhura para një situate kritike. Sa për cilësinë e këtij Ligji të aprovuar dhe atij të utur në procedurë nga BP, nuk po them asgjë, kuriozet mund ta gjejnë atë draft Ligj ( është në arkivin e Kuvendit) dhe ta krahasojnë me këtë të aprovuarin. U ndala pak më shumë në këto detaje sepse opinioni duhet te informohet saktë e pa mjegull. Kjo që po thotë BP dhe kjo që po deklaroj unë në këtë sqarim mund të verifikohen nga evidenca e Kuvendit e cila është publike , e besoj se edhe stenogramet janë publike.
Edhe pjesa tjetër e deklaratës së BP nuk është e vërtetë. Unë nuk kam qenë deputet i AKR. Me E15 , së bashku me disa subjekte tjera me AKR kemi qenë pjesë e “Koalicionit për Kosovë të Re (KKR)” deri në tetor 2012. Pra diçka më shumë se një vit e gjysmë. Por kur Koalicioni qeveritar , ku ishte edhe KKR u shmang nga programi që e kishim dakorduar, veçmas në çështjet e privatizimit dhe rolit të Kuvendit me sjelljet në të ne, në E15 kemi vendos që të dalim nga ai Koalicion. Nuk di pse ai e quan këtë “ilegale” , kur ne kemi pas një marrëveshje për parimet dhe politikat , nga e cila mund të shihet se AKR nuk i është përmbajtur. Ne fund mund te them se BP është një ish President dhe një ish Zëvendës Kryeministër që është preokupuar me çështjen e Trepçës, por gjatë gjithë mandatit të tij , me shumë se tri vite nuk ka arritur të bëjë më shumë se një draft Ligj me 4 nene ( fatin e të cilit e sqarova) dhe një prezantim në Poëer ponit. Po nuk mund të mohohet se ka bërë shumë zhurmë dhe PR por rezultate i munguan. Unë nuk i kam bërë asnjë pengesë as atëherë as më vonë. Nuk di se pse në mënyrë jokorrekte po i kthehet kësaj teme , fatkeqësisht shpesh edhe në nivel të një spekulimi. Ai duhet të analizojë më mirë arsyet e mos suksesit të tij në qeverisjen e kaluar lidhur me këtë çështje.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...