Amerika humb rreth 3.5 milionë vende punë me Trumpin në krye

20 Tetor 2016 - 20:55      

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në këto zgjedhje presidenciale në Amerikë nuk mbështet asnjërin kandidat. Ajo nuk pajtohet me programin e asnjërit prej tyre.

Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikanë në Kosovë ka thënë se pajtohen vetëm tek pjesa e infrastrukturës, transmeton Koha.net.

Ai në “Rubikon” të KTV-së ka thënë se shqetësim i tyre mbetet te kandidatura e Trumpit pasi nëse ai vjen në krye të Amerikës vendi do të humb 3.5 milionë vende të punës dhe rrjedhimisht do të ketë ekonomi më të dobët.

“Çka e shqetëson Odën Ekonomike të Amerikës ata kanë qenë shumë më kritik ndaj Donald Trump pasi vjen nga bota e biznesit dhe besoj se Donald Trump do të duhej të ishte pjesë e Odës por siç thash ata janë shumë të shqetësuar më kandidaturën dhe deklaratat e tij. Nëse Donald Trump vjen në krye të SHBA-ve atëherë Amerika do të humb rreth 3.5 milionë vende të punës dhe rrjedhimisht do të ketë ekonomi më të dobët”, përfundoi ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...