“SHBA-ja ka nevojë për një presidente femër”

20 Tetor 2016 - 20:46      

SHBA-ja kanë nevojë për një presidente femër duke qenë se do të fuqizohej roli i femrës. Kështu u shpreh opinionistja, Laura Kyreziu në Rubikon të KTV-së ku u debatua mbi zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe fushatat e dy kandidatëve, Trump e Clinton.

Ajo ka thënë se po sfidohet demokracia e Amerikës me një kandidat si Donald Trump.

“Më në fund do të kemi një presidente femër në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kjo do të bëj që të ketë më shumë prioritet barazia gjinore”, ka thënë ajo.

“Amerika po sfidohet nga një kandidat si Donald Trump, demokracia e Amerikës po sfidohet nga Donald Trump dhe nuk duhet të neglizhohet. Trumpi është sfidues tejet i madh. Një kandidat i cili mbërrin të jetë një kandidat presidencial dhe që aludon se nuk do t’i pranoj rezultatet e zgjedhjeve dhe se ato janë të manipuluara është Donald Trump”, përfundoi ajo.

Ndërsa politikani Korab Sejdiu njëherësh edhe me të drejtë vote në SHBA ka thënë se votuesit atje nuk janë të kënaqur me kandidaturat atje.

Ai ka thënë se kjo vërehet qartazi edhe në debatet e fundit që janë mbajtur.

“Në disa zgjedhjet e fundit nuk kam vërejt një ndjenjë që vërtet po zgjedhin një kandidat që janë të kënaqur. Votuesit nuk janë të kënaqur me kandidatët e tyre dhe këtë e shohim edhe në debatet që janë mbajtur”, ka thënë Sejdiu.

E mira e kandidaturës së Trumpit sipas Sejdiut është se ai po e shtyn Clintonin që të merret me disa çështje që janë vërtet të rëndësishme për Amerikën e që në fakt ajo i ka harruar.

“Çka po ndodh dhe çka është e mira e trupit është që po e shtyn Clintonin të merret me disa çështje që janë vërtet të rëndësishme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, përfundoi Sejdiu.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...