20 Tetor 2016 - 20:28
Këtë e ka ngritur shefja e delegacionit Kosovar Edita Tahiri e cila ka identifikuar bllokimin e marrëveshjes për telekom si dhe arrestimin e Nehat Thaçit si dy elemente kryesore në acarim të klimës në dialog. Andaj edhe ministrja Tahiri, siç e ka nënvizuar në komunikatën e lëshuar për shtyp, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian, që të vazhdojë angazhimet për zhbllokimin e zbatimit të marrëveshjes për kodin telefonik dhe pavarësimin e KOSTT-it, si dhe lirimin e Thaçit.
Delegacioni i Beogradit ka tentuar të ngrite çështjen e Trepçës, çështje kjo e cila u realizua nga delegacioni Kosovar. Ministrja Tahiri, siç thuhet, në takim ka nënvizuar se Trepça është aset dhe pronë e Kosovës dhe si e tillë nuk bisedohet me askënd.
Delegacioni i Prishtinës, siç thuhet në komunikatë ka precizuar se nuk do bisedohet në dialog për asnjërën temë që trajtohet ekskluzivisht si çështje e brendshme e Kosovës.
Marko Gjuriq nga ana tjetër u ka deklaruar gazetarëve se Beogradi do vazhdojë të dialogojë por nuk do lejojë në asnjë mënyrë që t’i merret prona, përcjell televizioni publik. Në këtë kuadër ai ka thënë se Beogradi nuk do qëndrojë duarkryq. Gjuriq ka pranuar se në dritë të detyrimeve që të zbatohen marrëveshjet që sipas tij, janë në kundërshtim me interesat e popullit serb, po humbë përkrahja për vazhdim të dialogut.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...