Apostolova e impresionuar me fuqinë e deputeteve të Kosovës

20 Tetor 2016 - 20:17      

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova u takua të enjten me Grupin e Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës.

Këto dy institucione do të mbajnë takime të rregullta për të shqyrtuar të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me gratë, si dhe forcimin e pozitës së tyre në vendimmarrje.

Shefja e Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostolova tha se është e impresionuar me fuqinë e grave që janë pjesë e Grupit të Grave Deputete.

Apostolova përgëzoi Grupin e Grave për punën e tyre në fuqizimin e grave dhe për qëndrimin e tyre të fortë se gratë duhet të kenë një vend të barabartë në politikë, vendimmarrje dhe si e tillë edhe në shoqëri.

“Roli i gruas në shoqëri është shumë i rëndësishëm. Barazia gjinore është një nga vlerat evropiane, dhe për këtë arsye çështjet gjinore janë lartë në agjendën e BE-së”, tha Apostolova dhe u zotua për mbështetjen e saj në mënyrë që Gratë e Kosovës t'i shohim më të fuqizuara dhe më mirë të pozicionuara në shoqërinë kosovare në të ardhmen.

Apostolova dhe përfaqësueset e Grupit të Grave diskutuan çështjet e zbatimit të dobët të ligjit, dhunën në familje, statusin e të mbijetuarve të dhunës seksuale nga periudha e konfliktit, punësimit të grave dhe diskriminimit në procesin e punësimit, si dhe bashkëpunim me gratë nga veriu i Kosovës për të siguruar që edhe zërat e tyre do të dëgjohen, thuhet në njoftimin për media të Kuvendit të Kosovës.

Pika të bashkëpunimit të cilat u shpalosën nga kryetarja e Grave Deputete Blertë Deliu Kodra, e për të cilat mori përkrahje nga Shefja e Zyres se BE-së/Përfaqësuesja e Posaçme e BE-se, ishin: realizmi i projekteve të cilat kontribuojnë në parandalimin e dhunës familjare, fuqizimin e politikave për luftimin e trafikimit me qenie njerëzore sikurse edhe integrimi i asambleisteve të Veriut në të gjitha proceset politike në vend.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...