Qeveria pa plan për caktimin e shkallës së invaliditetit [video]

20 Tetor 2016 - 19:14      

Qeveria ende nuk ka në plan të nisë procesin e caktimit të shkallës së invaliditetit të ushtarëve dhe civilëve të plagosur gjatë luftës, raporton KTV.

Dhjetëra invalidë të luftës po përballen me vështirësi ekonomike dhe shëndetësore, derisa ish-kreu i komisionit për Verifikimin e Veteranëve, Agim Çeku, thotë se nuk ka mandat që të flasë për këtë çështje pasi Qeveria e Kosovës ia mori atë më 1 qershor të këtij viti, transmeton Koha.net.

Ai pranon se ka invalidë që janë duke i keqpërdorur pensionet. Çeku, i cili tashmë është vetëm deputet i PDK-së, ka kërkuar edhe riklasifikimin e invalidëve, të cilët veç se janë pjesë e sistemit pensional për këtë kategori, pasi janë vërtetuar keqpërdorimet.

Për të nisur aplikimi për njohjen e shkallës së invalidëve, qofshin luftëtarë apo civilë, kanë protestuar disa herë edhe ushtarët e UÇK-së.

Por Qeveria e Kosovës nuk e ka në plan të nisë këtë proces pa u rregulluar puna me numrin e madh të veteranëve të luftës.


Qeveria pa plan për caktimin e shkallës së... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...