Foto arkiv

Pacolli: Sipas ligjit të AKR-së për Trepçën nga 2014 do të fillohej me punë, e ndaloi Muhamet Mustafa

20 Tetor 2016 - 18:56      

I pari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli gjatë një qëndrimi në Mitrovicë ka folur për ligjin e Trepçës.

Ai gjatë atij debati me qytetarë ka thënë se ligji i tanishëm është i mangët, por zbuloi edhe një detaj për ligjin e propozuar nga AKR-ja, transmeton Koha.net.

“Ligji i AKR-së për Trepçën ishte i përgatitur për të shkuar në votim, por atëherë ishte bllokuar nga Muhamet Mustafa, i cili ka qenë deputet i AKR-së dhe ka kaluar në mënyrë ilegale në LDK, duke mundësuar kështu bllokimin e këtij ligji në Parlament”, ka thënë lideri i AKR-së për të shtuar se atëbotë i kishte mbledhur ekspertët ndërkombëtarë për ta shqyrtuar mënyrën më të mirë dhe efektive të qasjes ndaj këtij gjiganti.

“Sipas këtij plani, Trepça qysh në vitin 2014 do të duhej të ishte funksionale”, ka thënë Pacolli, i cili me këtë rast i ka përmendur edhe padrejtësitë e shumta që janë bërë ndaj minatorëve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...