20 Tetor 2016 - 18:02
Në sesionin e dytë të këtij seminari do të flitet për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe lëvizjen përtej rrugëve të bllokuara në këtë dialog, transmeton Koha.net.
Kjo pjesë do të modelohet nga Frank van Kappen, zëvendës kryesues i Komisionit të AP-së së NATO-s për Ekonomi dhe Siguri. Kurse nga pala kosovare do të flet Edita Tahiri, kryenegociatore e Kosovës, e nga pala serbe do të flet i ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë.
Por në një agjendë të publikuar nga Albulena Haxhiu, deputete e VV-së, shihet se Marko Gjuriq njihet si drejtor i “Zyrës për Kosovë dhe Metohi”. Ai do të flet nga pikëpamja e Beogradit për Dialogun. E Haxhiu këtë e sheh si skandaloze dhe të papranueshme.
“Sipas së njëjtës, panelist në sesionin e II-të, do të jetë edhe Marko Gjuriqi, i njëjti i cili në secilën formë lufton Republikën e Kosovës. Por ajo që vërtetë është skandaloze dhe për ne e prapranushme, është pranimi që Kuvendi i Kosovës, i bën zyrës për ‘Kosovë dhe Metohi’, pasi që në këtë agjendë thuhet se i njëjti do të përfaqësoj zyrë për ‘Kosovë dhe Metohi’”, thuhet në një postim nga Haxhiu.
Ajo thotë se nuk ka informacion se kush e ka përpiluar agjendën, por se për këtë skandal pret përgjegjësi nga Xhavit Halili.
“Nuk kam informacione se nga kush është përpiluar kjo agjendë, por për këtë skandal duhet të na jap përgjegjësi, Xhavit Haliti, i cili njëherësh është edhe kryesues i Delegacionit të Kuvendit të Kosovës në AP të NATO-s”, thuhet nga Haxhiu.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...