Në universitetin “Isa Boletini” sot ishte një mysafire speciale

20 Tetor 2016 - 16:23      

Zëvendës-ndihmës sekretarja e Shtetit amerikan për Programe Akademike, Mala Adiga, ka vizituar të enjten universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, ku është pritur nga prorektori për Marrëdhënie me Jashtë, Rifat Morina.

Në takim ku kanë marrë pjesë edhe zyrtarë të ambasadës amerikanë në Kosovë u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit “Isa Boletini” dhe universiteteve amerikane.

Prorektori Morina, e njoftoi Adigan për historikun e Universitetit “Isa Boletini”, për sfidat dhe të arriturat gjatë këtyre tri viteve prej kur është themeluar.

“Universiteti ‘Isa Boletini’ është i ri, mirëpo Mitrovica ka një traditë të gjatë akademike, gjë që e ka lehtësuar punën këtu”, ka thënë Morina.

Ai gjithashtu foli edhe për bashkëpunimin e mirë dhe të suksesshëm të Universitetit “Isa Boletini”, me universitetet në rajon, në Evropë, por edhe në Amerikë.

“Bashkëpunojmë me shumë universitete në botë, mirëpo jemi të interesuar që bashkëpunimin ta koncentrojmë me universitetet teknike, duke pasur parasysh edhe karakterin e programeve që ofrohen në universitetin tonë”, tha ai.

Në anën tjetër, Zëvendës-ndihmës Sekretarja e Shtetit për Programe Akademike, Mala Adiga, çmoi punën e mirë që po bëhet në këtë universitet. Ajo theksoi se duhet vlerësuar specificitetin që ofron ky universitet sa i përket programeve unike që ofron në Kosovë.

Në këtë aspekt, u bisedua për mundësitë e shumta që ofrohen për studentët dhe profesorët nga Universiteti “Isa Boletini” dhe universitete amerikane për shkëmbime universitare. Të dy palët shprehën gatishmërinë që të angazhohen për projekte konkrete një këtë drejtim.

Pas takimi në rektorat, Adiga, e shoqëruar nga drejtuesit e Universitetit të Mitrovicës kanë vizituar disa fakultete ku ka takuar profesorë dhe studentë. Mandej ajo ka vizituar edhe kampusin e ri universitar që është në përfundim e sipër.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...