Rriten raportimet e qytetarëve për parregullsitë tatimore

20 Tetor 2016 - 15:53      

Administrata Tatimore e Kosovës njofton se është rritur numri i qytetarëve të Kosovës që raportojnë ëpr parregullsitë tatimore.

Nëpërmes një komunikate për media ATK bën të ditur se qytetarët në vazhdimësi janë duke bashkëpunuar me ATK-në, në mënyrë që të kapen rastet të cilat krijon shmangie tatimore, korrupsion dhe keqpërdorim të detyrave zyrtare nga ana e punëtorëve të ATK-së.

“Vetëm gjatë periudhës nëntëmujore të këtij viti, përmes linjës online dhe kutisë së vërejtjeve janë raportuar 598 informacione për parregullsi tatimore, ku për të cilat janë gjobitur 298 biznese.

Sigurisht një bashkëpunim si ky ka dhënë efektet e tij edhe në rritjen e të hyrave, rritjen e numrit të bizneseve të fiskalizuara, monitorim më efikas të veprimtarive të lojërave të fatit, etj”, thuhet në komunikatë.

Sipas ATK kjo është vlerësuar edhe në raportimet e organizatave ndërkombëtare, ku së fundi UNDP ka publikuar raportin i cili ka të bëj me shkallën e korrupsionit në institucione, në të cilin përfshihet edhe Administrata Tatimore e Kosovës, ku perceptimi i prezantuar është në shkallen 18,2 për qind ose rreth 7 për qind më pak.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...