20 Tetor 2016 - 15:40
Hoti duke i uruar detyrën e re ambasadorit të Italisë falënderoi Ambasadën Italiane për ndihmën e dhënë në proceset nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon Kosova në veçanti në fushën e avancimit dhe ngritjes profesionale të Doganës në Kosovë, dhe për këtë ju jemi shumë mirënjohës.
Ai gjithashtu e njoftoi ambasadorin italian për procesin buxhetor, politikat fiskale, për bashkimin e ATK-së dhe Doganës në një agjenci të vetme si dhe për miratimin e Ligjit për investime strategjike në Kosovë. Ky Ligj duhet të shihet si një mundësi më e mirë për bizneset italiane për të investuar në Kosovë.
Ambasadori i Italisë Piero Sardi shprehi gatishmërinë e tij dhe të Qeverisë Italiane për të ndihmuar Kosovën në proceset nëpër të cilat po kalon e sidomos në fushën e investimeve nga Bizneset Italiane ku Kosova të shihet si vend i cili ofron kushte shumë të mira në të bërit biznes.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...