Një delegacion nga Danimarka në Kosovë

20 Tetor 2016 - 15:18      

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Xhavit Haliti ka pritur sot në takim përfaqësues të Lëvizjes Evropiane Daneze, e cila është pjesë e Lëvizjes Evropiane Ndërkombëtare, njofton kumtesa zyrtare, transmeton Koha.net.

Gjatë këtij takimi, nënkryetari i Kuvendit theksoi se shpreson që lëvizja të cilën e përfaqëson ky delegacion është e orientuar edhe në drejtimin që të mbështesë Kosovën në procesin e integrimit evropian, meqë, shtoi ai, Kosova është shteti më i ri në Evropë dhe ekziston dëshirë e madhe për t'iu bashkuar Evropës.

Haliti, duke u përgjigjur në interesimet e këtij delegacioni, foli për pengesat të cilat kanë hasur për të qenë pjesë e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. "Kemi pasur një pengesë për shkak të statusit që e kanë pasur vendet e Evropës për të qenë pjesë e Asamblesë Parlamentare të Këshillit dhe në bazë të statutit që ka qenë më herët, ka qenë obligim që shteti i cili aderon në Këshill të Evropës duhet të jetë anëtar i OKB-së...", tha Haliti, duke sqaruar se tashmë byroja e këtij këshilli e ka ndryshuar statusin dhe i ka hequr ato pengesa.

Në vijim, nënkryetari Haliti është përgjigjur në pyetjet dhe çështjet që u shtruan nga përfaqësues të Lëvizjes Evropiane Daneze, me theks të veçantë për procesin e integrimit evropian të Kosovës, marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe me shtetet tjera fqinje, dialogun Kosovë-Serbi, çështjen e veriut, çështjen e kufijve, bashkëpunimin pozitë-opozitë në Parlament, etj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...