Mikrobiologjia, shtyllë e rëndësishme e shëndetësisë

20 Tetor 2016 - 15:02      

Organizuar nga Shoqata e Mikrobiologëve të Kosovës sot në Prishtinë po mbahet Konferencën e parë me pjesëmarrje ndërkombëtare për të diskutuar sfidat e avancimit të Mikrobiologjisë në Kosovë dhe shtetet e rajonit, përkatësisht qasjen në diagnostikën laboratorike të sëmundjeve ngjitëse në Kosovë dhe rajon, njofton kumtesa nga MSH, transmeton Koha.net.

Në këtë konferencë, pjesëmarrës vendor nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP) me institutet Rajonale dhe nga rajoni po trajtojnë temë me interes të veçantë për fushën e mikrobiologjisë përfshirë sfidat dhe avancimet në mikrobiologjinë klinike në shekullin XXI, rezistencën antimikrobike, mikrobiologjinë sanitare etj.

Duke përshëndetur punimet e kësaj konference, Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani tha se Kosova ende vuan në masë të madhe nga sëmundjet ngjitëse dhe se secilin vit regjistrohen mijëra infeksione të cilat prekin qytetarët e saj, të shkaktuara nga mikroorganizëm të ndryshëm.

Drejtori ekzekutiv i IKSHP-së, Naser Ramadani, ka theksuar përparimin e madh të bërë në Departamentin e Mikrobiologjisë, sidomos fuqizimin e kapaciteteve diagnostike përmes laboratorëve të avancuar dhe të akredituar ndërkombëtarisht, duke shtuar se puna, gjithashtu edhe e laboratorëve të instituteve Rajonale, ka ndihmuar në kompletimin e diagnostikës laboratorike të sëmundjeve ngjitëse.

Kryetarja e Shoqatës së Mikrobiologëve të Kosovës, Gjyle Mulliqi duke rikujtuar historikun e zhvillimit të Shoqatës së Mikrobiologjisë tha se ajo është themeluar më 2006 dhe numëron 49 anëtarë, ndërsa theksoi faktin se mikrobiologjia përkundër se ballafaqohet me shumë sfida e vështirësi, ka arritur rezultate të mira dhe të bëhet një shtyllë e rëndësishme e shëndetësisë dhe mbështetëse e fortë e shërbimeve klinike.

Punimet e kësaj konference i ka përshëndetur edhe Andi Koraqi, kryetar i Shoqatës së Mikrobiologëve të Shqipërisë i cili ka vlerësuar se do të ishte me interes për dy shtetet që të kenë laboratorë të përbashkët dhe, gjithashtu, edhe në programet e mikrobiologjisë të përfshihen në kurrikulat e përbashkëta të studentëve në Kosovë e Shqipëri.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...