Berisha: Rama kundër Kosovës, ishte ministër kur Rugovës iu ndalua vizita në Shqipëri

20 Tetor 2016 - 13:51      

Në debatin që ka përfshirë dy anët e kufirit të shqiptarëve për vizitën e Edi Ramës në Serbi dhe deklaratat e tij për Kosovën atje, sot është “kooptuar” edhe ish - kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha.

Ai në një postim të gjatë në profilin vet të Facebookut, deklaratat e Ramës për Kosovën në Beograd i ka quajtur thikë për interesin kombëtar të shqiptarëve, transmeton Koha.net.

Berisha e ka akuzuar Ramën se në Beograd fshehtas ka nënshkroi me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq marrëveshje për autostradën Nish - Durrës.

Ish kryeministri ka thënë se Rama ka qenë ministër i rëndësishëm kur Ibrahim Rugovës iu ndalua vizita te refugjatët nga Kosovë në Shqipëri dhe ai u detyrua të shkonte në Maqedoni.

Në këtë postim Berisha përmende edhe në antenat, që sipas tij ishte organizuar kundër Rugovës në Tiranë në vitin 1991.
Ky është postimi i Berishës :

"Suksesi" i parë i takimit të Nish-it i Edvin Kristaq Ramës, një thikë në interesin tonë kombëtar!
Një polemikë e ashpër, si asnjëherë më parë që nga koha e Enver Hoxhës ka shpërthyer midis analistëve dhe pseudo-analistëve, patriotëve dhe pseudo-patriotëve, filo dhe anti-serbëve, avokëtërve dhe kundërshtarëve të Edvin Kristaq Rames për deklaratat dhe qëndrimet e tij në vizitën fundit në Beograd dhe Nish.

Nuk do të ndalem këtu në komentert e asnjërit prej këtyre shkrimeve por me keqardhje konstatoj se në tërësi, natyrisht jo të gjitha, me pasion janë pozicionuar sipas dasisë kufitare të kombit dhe janë fokusuar në aspekte të veçanta por jo në raportin e këtyre qëndrimeve dhe deklaratave me interesin kombëtar, i cili është një dhe i pandarë, është pantotenik aty ku jemi shqiptare.
Pra si të thuash, shumë nga reagimet, shkrimet dhe analizat nuk janë marrë me trungun, aq sa të dukët së degët dhe gjethet as që i kanë lejuar që ta shohin atë!

Interesi kombëtar, të themi si boshti i përpjekjeve për të realizuar qëllimet me të mëdha nga një komb, natyrisht ka problematikat e veta kur kombi është i ndare në dy apo me shume shtete siç eshtë rasti ynë. Me qartë së në çdo fushe tjetër, interesi kombëtar shprehet në politiken e jashtme të kombit, në rastin tonë të dy shteteve të kombit.
Dua të theksoj që në fillim së, dashje pa dashje kjo polemike e pashembullt në jo pak raste mori tone dhe nuanca, të cilat gjykoj së në fund të fundit i duheshin Edi Ramës për t’i thënë Sandrit, siç e quan ai me përkëdheli Vuçicin, dhe jo vetëm atij, së nuk je vetëm ti që kundërshtohesh nga serbët por tani jemi njolloj sepse dhe unë anatemohem nga shqiptaret pse vij në Beograd, paçka së në këtë mes serbët kanë qenë pushtuesit, agresorët kurse shqiptarët kanë qenë viktima.

Mirëpo për Ramën kjo ka pak rëndësi.
Por le të kthehemi dhe një here tek raporti i qëndrimeve dhe deklaratave të Ramës dhe polemikes që ato ngjallen me interesin kombëtar.
Në këtë kontekst, në rast së qëllimi i vizitave të Ramës në Beograd do të ishte lehtësimi dhe mirësimi i marrëdhënieve dhe marrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë, çka do të ishte dhe interesi kombëtar, efekti i vizitës së tij është qartësisht i kundërt, dhe kjo, për hir të së vërtetës jo për shkak të udhëheqjes së Kosovës por për faktin e thjeshtë së Rama punon vetëm për interesin e pushtetit të tij personal dhe jo aspak për interesin kombëtar, për të cilin ai është i huaj aq sa ç'është për një njëri që nuk i plas nëse e quajnë hero apo tradhtar.
Nuk po ndalem këtu në faktin së kjo praktike, deklaratat dhe qëndrimet e Ramës në Beograd dhe Nish i ndajnë politikanët shqiptar në good boys and bad boys forcojnë në Beograd dhe tek miqtë e Serbisë idenë e lindur serbe së të këqinj apo djaj që meritojnë çdo gjë janë shqiptaret e Kosovës dhe jo aq ata të Shqipërisë.

Përseri, lidhur me interesin kombëtar, në qoftë së nuk duam të ringjallim polemikat e vjetra, duhet të shtrojmë pyetjen a është e interesit kombëtar sjellja e kryeministrit të Shqipërisë si një provokator ordinerë në Prishtinë, në Beograd ndaj Kosovës zyrtare dhe qytetarëve të saj.
Për fatin tonë me të keq, që nga studimet e Kretchmer gjer sot, në shëmbëllesën psikologjike në njihemi si inteligjentë por mjerisht dritëshkurtër dhe ndofta akoma më keq në jemi kujtesë-shkurtër.
Edi Rama, pa bere betimin në parlamentin e vendit si kryeministër, vrapoi në Prishtinë por jo me mesazhin e mirëkuptimit. Ai shkoi aty me mesazhin e përçarësit, dhe si një provokator ordiner ai boshatisi parlamentin e Kosovës për shkak të qëndrimit të tij të qëllimshëm përçmues ndaj arkitektit të pavarësisë së Kosovës, presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova. Ata që mendojnë së ajo ishte një pakujdesi, iu them së gënjeni veten.

Rikujtoj këtu së Rama ishte ministër me shume influence në kohën kur Rugova anuloi vizitën e refugjatëve të ardhur nga Kosova në Shqipëri dhe u detyrua, për shkak të qëndrimit poshtërues të qeverisë shqiptare ndaj tij, të fluturoje nga Roma në Maqedoni! Për të mos rikujtuar këtu atentatin e organizuar kundra tij me 21 shkurt të vitit 1991 nga policia sekrete e regjimit komunist.

Edvin Kristaq Rama është bir në shpirt dhe gjak i atij grupi drejtuesish komunistë, antishqiptaresh, që të udhëhequr nga të plotfuqishmit e Beogradit shitën sa here ju kërkon interesi i pushtetit të tyre Kosovën dhe çështjen shqiptare, dhe me pas, për të justifikuar krimin e tyre të shëmtuar ndaj saj, ata urrenin atë për vdekje dhe mbillnin ditë e natë urrejtje për Kosovën dhe kosovaret!

E kam theksuar dhe përseri e theksoj së ndarja shekullore në shume aspekte ka ndare shqiptaret. Por mendoj së një nga ndasitë e mëdha tonat si komb qëndron në asimetrinë e qartë të ndjeshmërisë së shqiptareve të Shqipërisë krahasuar me shqiptaret e viseve të tjera shqiptare ndaj barbarive, gjenocidit serb në Kosovë por dhe në trevat e tjera të shqiptareve në ish Jugosllavi. Dhe kjo asimetri shprehet si një difiçit tejet serioz, si një plagë në interesin tonë kombëtar. Përpjekjet për të zvogëluar apo dhe zhdukur këtë difiçit dhe jo thelluar atë, i shërbejnë interesit kombëtar dhe duhet të jenë një objektiv madhor kombëtar.
Në tëre politiken shqiptare të 25 viteve të fundit, Edi Rama ka dëshmuar vullnet patologjik për të thelluar me shume së kushdo tjetër këtë asimetri. Është Rama, ish- kryetari i bashkisë që i vuri çelësin e artë të Bashkisë së Tiranës, Bregovicit dhe jam i sigurt së ndjehet krenar me aktin e tij, me së paku pervers.

Po në këtë drejtim, citimi i doktrinarit kryesor të gjenocidit dhe shfarosjes së shqiptareve, jo vetëm në Kosovë por edhe veriun e Shqipërisë të serbomadhit nobelist, Ivo Andriq, nuk është as rastësi dhe as pakujdesi siç duan ta servirin serbofilët, kriptoserbofilët apo avoketërit e Ramës. Citimi i Andriç është përzgjedhje e qëllimshme e Edi Rames dhe këshilltarëve të tij serbofilë për të provokuar shqiptarët, të cilët zbatimi i doktrinës së Andriqit iu kushtoi dhjetëra e mijëra jetë, qindra e mijëra deportime nga trojet e tyre shekullore, flet shumë. Injorimi i këtyre krimeve të rënda të paparashkrueshme kundër njerëzimit me së paku është përdhosje e varreve të viktimave të projektit Andriq.
Natyrisht Rama dhe këshilltarët e tij serbofilë i dinin të gjitha këto, por bazuar në moton së "nuk më bëhet vonë në më quajnë hero apo tradhtar" ata bënë përzgjedhjen e tyre cinike dhe mendoj se kjo moto ilustron me qartë së çdo gjë tjetër qëndrimin e Edvinit ndaj interesit kombëtar.

Për në shqiptarët, nobelisti Ivo Andriç është një shkrimtar kriminel plotësisht i denjë jo për çmim nobel, por po të ishte gjalle të gjykohej në Hage si doktrinar i njërit prej gjenocideve më të shëmtuara në Europe, gjenocidit serb ndaj shqiptareve të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare, i cili vetëm në vitet 45-47 ka grire në kasaphanën e tij së paku 4 here me shume shqiptare së në luftën e fundit.
Ndokush mund të me thotë së po shfajësoj Vason?! Jo ,jo aspak, por bash për Nobelin e tij, Ivo bëhet më i rëndësishëm dhe me i besueshëm për ato që ai ka shkruar dhe projektuar kundra shqiptarëve!
Në Beograd Rama ishte një provokator i ulët ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj. Rrugët, urat ndërtohen për të rritur bashkëpunimin, mirëkuptimin midis vendeve dhe kombeve:
Ndërtimi i autostradës "Ibrahim Rugova" nga autoritetet e Kosovës në vitet me të para të pavarësisë, nuk është vetëm një vepër madhore me interes kombëtar por dhe me interes të madh rajonal. Një kontribut i Kosovës në integrimet dhe bashkëpunimin rajonal.
Në këtë aspekt pa diskutim është i mirëpritur ndërtimi i autostradës Nish-Merdare. Por është cinizëm dhe provokacion banal për interesin kombëtar, Kosovën, qytetarët dhe autoritetet e saj të flasësh për muaj të tëre për autostradën Nish - Durres vetëm e vetëm së serbeve ju vret veshët faktorizimi rajonal i Kosovës, dhe të flitet apo të përmendet autostrada Prishtinë – Durrës apo autostrada Ibrahim Rugova!

Skandaloz dhe me pasoja të renda është firmosja fshehtas nga përfaqësuesit e qeverive, të Ramës dhe Vuçiq i marrëveshjes, dokumentit për këtë rruge dhe projekte të tjera, sikur Kosova të mos ekzistonte apo territori i saj të ishte një çështje apo çiflig Rama-Vuçiç. A nuk është kjo një thikë e mprehtë ndaj interesit tonë kombëtar?
Së fundi, në vlerësimin tim, finalizimi me sukses i procesit të Brukselit midis Kosovës dhe Serbisë është një interes jetik kombëtar për çdo shqiptar, i cili do përcaktojë paqen e qëndrueshme ose luftën tjetër të përgjakshme në Ballkan. Çdo pykë, çdo përpjekje për të dobësuar pozicionin e Kosovës në këtë proces është në kundërshtim flagrant me interesin kombëtar.
Këtu nuk konsideroj të tillë mbështetjen publike të Kosovës nga Shqipëria. Por ata që janë të sinqertë në këtë mbështetje, e paraqesin atë si mbështetje me citim eksplicit ndaj qeverisë së Kosovë të zgjedhur nga qytetarët e saj për t’i përfaqësuar ata, përndryshe ajo merr ngjyra paternaliste, nuk i shërben Kosovës dhe interesit kombëtar por i dëmton ato.

Natyrisht këto pak rreshta i shkruajta për ata që besojnë e interesi kombëtar duhet të jetë ylli ynë polar drejt të ardhmes që meritojmë si komb. Kurse për Ramen dhe apatridët si ai, që mendojnë së për ata hero apo tradhtar është e njëjta gjë, me duhet t'u them së janë të pashpresë dhe së vendin e kanë në koshin e plehrave të historisë së kombit tonë!

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...