20 Tetor 2016 - 13:27
Ai po ashtu ka theksuar se Parlamenti i Serbisë duhet të nxjerrë një rezolutë të re për Kosovën në të cilën do të angazhohej për korrigjimin shkallë-shkallë të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës.
"Pavarësia e Kosovës është pasojë e gabimeve nga e kaluara. Ndërsa thelbi i rezolutës që ia propozoj Parlamentit , është që përfundimisht të bëhet diçka. Kjo do të thotë që ta braktisim politikën e serbizimit në Beograd, sepse ajo është politikë e gënjeshtrave. Çfarë ka thënë Marko Gjuriq para shtatë ditësh? E diela, ultimatumi i ditës vendimtare... Pse dramatikë, ç’është ajo që nuk është ditur përreth Trepçës”, citon rtv të ketë thënë Jovanoviq i cili ka shtuar se problemi i Trepçës është bërë në Beograd e jo në Mitrovicë.
Lidhur me procesin gjyqësor për Trepçën, ai ka thënë:
"Aksionarët më të mëdhenj të Trepçës janë grekët, francezët dhe dy firma bullgare. Dhe për këtë arsye Trepça nuk mund të jetë temë negociatash ".
Jovanoviq ka shtuar se 80 për qind e Trepçës është në pronësi të autoriteteve të Kosovës e 20 për qind është “nën kontrollin e serbëve”.
Duke folur si të garantohet siguria e serbëve në Kosovë, ai ka thënë se garantuesi aktual i paqes në Kosovë është NATO.
Duke u përgjigjur në pyetjen lidhur me rezolutën për ruajtjen e trashëgimisë kulturore si dhe objektet e Kishës ortodokse serbe, ai ka thënë se trashëgimia kulturore është e Kosovës, ashtu siç janë të Serbisë qytete perandorake romake e që nuk janë të Italisë, ndërsa ka shtuar, se ajo trashëgimi është edhe e popullit serb.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...