Dita Evropiane e Mikrofinancës

20 Tetor 2016 - 10:03      

Institucionet mikrofinanciare në gjithë Evropën sot shënojnë 20 tetorin-Ditën Evropiane të Mikrofinancës.

Dita Evropiane e Mikrofinancës, synon rritjen e ndërgjegjësimit për mikrofinancën si një mjet për të luftuar përjashtimin social dhe papunësinë në Evropë dhe shënohet për herë të parë në Kosovë sikurse edhe në Evropë.

Ndryshe, gjatë vitit 2015, sektori mikrofianciar ka ndarë afro 50 mijë kredi në mbarë Kosovën dhe shpërndarë rreth 65 milionë euro në të gjithë sektorët. Kredia mesatare është rreth 1,100 euro. Megjithatë, funksioni I tyre.

Sipas të dhënave të publikuara në raportin e stabilitetit financiarë të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), në gjashtëmujorin e parë të vitit 2014, vlera e aseteve të sektorit mikrofinanciar ishte 113.1 milionë euro, që paraqet rritje vjetore prej 0.2 për qind, ndërsa aplikuan norma të interesit në kredi 25.3 për qind.

Për këtë periudhë kohore kanë realizuar profit prej 13.6 mijë euro, që paraqet një përmirësim të pozicionit financiar krahasuar me humbjen prej 572.5 mijë euro të shënuar deri në qershor 2013.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...