20 Tetor 2016 - 10:11
Këtë vend kosovarët e mbajnë mend ndryshe.
Ky aeroport u bë pjesë e historisë së luftës së vitit 1999 në Kosovë, kur mijëra shqiptarë të dëbuar nga Kosova erdhën në Shqipëri, ku të gjithë hapën dyert për t’i strehuar.
Ndërsa një vend tjetër i cili ishte i mbushur me refugjatë është edhe aeroporti i Kukësit, ku atë periudhë ishin ngritur shumë kampe.
Historia e këtij aeroporti fillon shumë më përpara se pranvera e vitit ‘99-të. Aterrimi i parë këtu është bërë në vitet e 20-ta dhe nga që nga atëherë ky aeroport ka hyrë në historinë e Kukësit dhe regjionit verilindor të Shqipërisë.
Të ishe gazetar atë kohë, nuk ka qenë aspak e lehtë. Momentet më prekëse të refugjatëve të cilët ishin vendosur nëpër kampet e krijuara në këtë hapësirë të aeroportit i ka përcjellë nga afër gazetari kuksian, Jonuz Hallaqi.
Mirëpo, ata të cilët e menaxhonin këtë hapësirë të mbushur me refugjatë kishin momente shumë të vështira, të cilat Jonuzi i kujton edhe sot.
Projektimi i këtij aeroporti ashtu siç duket sot, nisi pikërisht në vitin 1999, si një mirënjohje për atë që bëri Kukësi në ndihmë të dëbuarve gjatë luftës në Kosovë.
Aeroporti gjendet vetëm 3 kilometra larg qytetit të Kukësit, ka sipërfaqe prej rreth 65 hektarë dhe është i kategorisë C.
Kukësianët shpresën për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e punësimit në e shohin pikërisht me fillimin e funksionimit të aeroportit.
Aeroporti i Kukësit nuk është vënë asnjëherë në punë, për shkak të kontratës mes qeverisë shqiptare dhe grupit që ka marrë me koncesion Aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit. Sipas kontratës, koncesionuesi kishte ekskluzivitetin e aeroportit ndërkombëtar, po së fundmi kjo ka ndryshuar, për t’i hapur rrugë vënien në punë këtij aeroporti, gjë e cila është kërkuar disa herë edhe nga Qeveria e Kosovës sepse zhvillimi i tij do t’i jepte ndihmë ekonomisë së dy shteteve.
Kukësi priti afro 450 mijë shqiptarë të dëbuar nga trojet e tyre në vitin 1999 dhe është qyteti i parë në botë që i kandiduar edhe për çmimin Nobel për paqe, në vitin 2000.
Reportazhi i plotë në linkun e mëposhtëm:
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...