20 Tetor 2016 - 08:30
Kjo gjë është konsideruar joserioze nga deputetë të pozitës dhe opozitës, të cilët kanë vlerësuar se Komisioni nuk mund të merret me letra anonime, shkruan sot Koha Ditore. Kryetarja e Komisionit, Xhevahire Izmaku, ka thënë se “letra ka një vulë”, mirëpo një gjë e tillë nuk është pranuar nga anëtarët e Komisionit, të cilët kanë thënë se vulë të RTK-së në këtë letër nuk ka. Në këtë letër thuhet se Hisen Berisha ka shkelur Ligjin për RTK-në, duke mos realizuar detyrat e tij për një periudhë të pandërprerë prej më shumë se tre muajsh pa aprovimin e Bordit. Kjo letër thuhet se vjen nga një anëtar i Bordit të RTK-së, që dëshiron të mbetet anonim.
Gazeta në nëntor të vitit të kaluar ka raportuar se si Hisen Berisha kishte kërkuar nga menaxhmenti i Radiotelevizionit të Kosovës të jepte llogari për borxhin prej 1 milion eurosh, të grumbulluar për vetëm nëntë muaj. Në një dokument me 28 faqe ai ka hedhur dyshime për korrupsion, keqpërdorime, punësime të parregullta, shkelje të Ligjit për RTK-në dhe veprime të tjera të paligjshme. Ka akuzuar menaxhmentin e RTK-së, në krye me drejtorin Mentor Shala, që jashtëligjshëm ka rritur shpenzimet për paga mbi 600 mijë euro për nëntë muaj.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...