Arrestohet zyrtari i Komunës së Pejës për dy vepra penale

20 Tetor 2016 - 08:16      

Njësiti i krimeve ekonomike me urdhër të Prokurorisë Themelore të Pejës ka arrestuar të mërkurën zyrtarin në Zyrën komunale të Pejës për kthim dhe komunitete, Haki Kartallozi, shkruan sot Koha Ditore.

I dyshuari për kryerje të dy veprave penale është arrestuar në vendin e tij të punës, ku ishte transferuar në dhjetorin e vitit të kaluar nga Zyra e prokurimit.
Arrestimin e Haki Kartallozit e ka konfirmuar për KD-në prokurori i lëndës, Haxhi Sinanaj.

“Haki Kartallozi sot është arrestuar me dyshime për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe ndërhyrje në sistemin kompjuterik. Ai dyshohet se ka ndërhyrë në sistemin e pagesave të tatimit në pronë që i kanë bërë palët. Dyshimet janë se ai u ka marrë njerëzve para dhe atje e ka bërë mbulesën fiktive”, thotë prokurori.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...