19 Tetor 2016 - 23:39
Ai në Interaktiv të KTV-së ka thënë se ky komunitet mund të ketë përfshirje edhe më të mirë, por “nuk është gjithçka zi”.
“Gjendja e komunitetit tonë është relativisht e mirë, sepse edhe kaq vjet pas luftës ashkalinjtë kanë përfaqësuesit e tyre dhe janë të përfshirë në institucionet e Kosovës. Jemi të integruar mirë në shoqërinë e Kosovës. Me kalimin e kohës do të përmirësohet gjendja akoma”, ka thënë ai.
Rrahmani ka deklaruar po ashtu se termi RAE që përdoret për tri komunitetet romë, ashkali e egjiptas, nuk duhet të përdoret sepse është ofendues për ashkalitë.
“RAE është ofendues, është jokushtetues dhe i jashtëligjshëm. Nuk munden tre popuj të ndryshëm të futen në një term. Komuniteti ashkali është komunitet në veti nuk ka të bëjë asgjë bashkë me komunitetin rom. Kemi kulturë të ndryshme gjithçka ndryshe. Ata që thonë RAE duan të ofendojnë komunitetin tonë. Nuk ka bazë ligjore për të përdorur këtë shkurtesë”, ka thënë ai.
Rrahmani ka kritikuar edhe institucionet që kanë përdorur këtë term për të cilin thotë se “ka pasur mosinteresim”.
Ai ka folur edhe për skandalin “Pronto II” në të cilin ish-kreu i Grupit Parlamentar të PDK-së Adem Grabovci kishte quajtur me emra fyes komunitetet minoritare e Kosovës. Rrahmani tha se ofendimi i tij ishte drejt komunitetit rom dhe jo atij ashkali.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...