Inciativa “Clinton”, dyshime për të kaluarën e Thaçit [video]

19 Tetor 2016 - 23:21      

Para se ta ftonte në takimin vjetor të ‘Clinton Foundation’, organizata e ish-presidentit amerikan kishte dyshime për ish-kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Kjo dëshmohet në njërën prej serisë së re të e-mailave që Departamenti Amerikan i Shtetit i ka bërë publikë në kuadër të hetimeve për ish-sekretaren amerikane të shtetit, Hillary Clinton, raporton KTV.

Ftesa kishte ndodhur në vitin 2011, pak kohë pas raportimit nga ‘The Guardian’ se Thaçi dyshohet nga Këshilli i Evropës për trafikim me organe njerëzore dhe krime lufte.

“Cili është qëndrimi i Qeverisë Amerikane për ta ftuar ish-kryeministrin Hashim Thaçi dhe kryeministren aktuale në Iniciativën Globale ‘Clinton’. A është Thaçi ende i përfshirë në çështjen e trafikimit me organe dhe a mund të ketë pasoja kjo”, shkruante Amitabh Desai më 17 gusht 2011.

Emailin e kishte dërguar në drejtim të zyrtarëve të Departamentit të Shtetit, që udhëhiqej atë kohë nga Hillary Clinton.

Desai e kishte sqaruar më vonë se po pyeste për kryeministrin aktual Thaçi dhe presidenten Atifete Jahjaga.

Përgjigja e Departamentit të Shtetit nuk jepet, por Thaçi kishte marrë pjesë në takimet vjetore të ‘Clinton Foundation’ për tri vjet rresht, 2011, 2012 dhe 2013.

E-mailat janë bërë publikë pasi që organizata ‘Citizens United’ e fitoi betejën me Departamentin Amerikan të Shtetit.

Zbulimet e reja vijnë teksa Wikileaks vazhdon të nxjerrë në pah emailat e shefit të fushatës së Clintonit, John Podesta.

Qeveria e Thaçit në vitin 2012 kishte nënshkruar një kontratë me ‘The Podesta Group’ për lobim për Kosovën, në vlerë 50 mijë euro në muaj.

 


 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...