20 Tetor 2016 - 07:01
Kjo për shkak se, mbështetur në Kushtetutë, Ekzekutivi nuk është palë e autorizuar për të ngritur çështje të kësaj natyre.
Kërkesa e Qeverisë në Kushtetuese është ngritur pak ditë pasi deputetët serbë kanë kontestuar në të njëjtën gjykatë Ligjin për “Trepçën”, nëpërmjet të cilit shteti bëhet aksionar i tri njësive thelbësore të gjigantit metalurgjik – minierave me flotacion në Stan Tërg, minierave me flotacion në Kizhnicë dhe Artanë, si dhe minierave me flotacion në Leposaviq. Këto, por edhe 24 njësi tjera që ligji nuk i trajton, rrezikojnë të shkojnë në likuidim nga 2 nëntori, në rast se deri atëherë Gjykata Kushtetuese nuk e nxjerr verdiktin përkitazi me kontestin e ngritur nga deputetët serbë ose nuk vendosë ex-officio për masë të jashtëzakonshme. Kjo për shkak se ligji me të cilin ato njësi janë transformuar në shoqëri aksionare, nuk mund të hyjë në fuqi pa e dhënë verdiktin final Kushtetuesja.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...