Thaçi: Debati Shqipëri-Kosovë, artificial dhe i pakuptimtë

19 Tetor 2016 - 23:00      

Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi ka folur lidhur me deklaratat e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj se Shqipëria nuk mund të përfaqësojë Kosovën në Beograd dhe shkrimet e analistëve të njohur të Kosovës dhe Shqipërisë gjatë ditëve të fundit që kanë trajtuar me tone të forta këtë realitet të krijuar mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Thaçi, në emisionin “Opinion”, i ka cilësuar këto shkrime dhe këtë diskutim “konfliktual”, si një debat artificial që është krejt pa kuptim.

Sipas tij, raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë të shkëlqyera dhe se dy shtetet nuk janë në garë por plotësuese të njëra tjetrës.

“Ky debat është aq artificial, aq i kotë, edhe i dëmshëm mund të jetë dhe pa ndikim. Raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë të shkëlqyera në nivel institucional dhe privat. Këto opinione janë paraqitur për të paraqitur çështje që nuk ekzistojnë, janë në kuadrin e një fryme të panevojshme”, tha Thaçi

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...