Zëvendësi i Mustafës, Stojanoviq, në Bruksel për Trepçën

19 Tetor 2016 - 23:12      

Krahas delegacionit zyrtar të Kosovës, në Bruksel po qëndron edhe një delegacion që nuk dihet nëse e ka lejen e Qeverisë së Kosovës, transmeton Koha.net.

Siç njofton rts, sot në Bruksel ka qëndruar zëvendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviq.
Zëvendësi i kryeministrit Mustafa, sipas këtij mediumi serb, në kryeqytetin e Bashkimit Europian po njofton zyrtarët europianë me mospajtimin e përfaqësuesve serbë me Ligjin e miratuar për Trepçën në Kuvendin e Kosovës.

Stojanoviq, për ta folur këtë çështje, sot është takuar me Edward Kukanin, përfaqësuesin e BE-së për Ballkanin, ndërsa ka paralajmëruar takime edhe me zyrtarë të tjerë.

“Ky është fillimi iniciativës sonë në shumë vende në Bruksel, në institucionet e BE-së, që të sqarojmë se çfarë ka ndodhur me vendimin që të miratohet Ligji për Trepçën. Sot jam takuar me Edward Kukanin e pas këtij takimi mund të paralajmëroj se do të ketë edhe shumë takime të tjera nesër, por edhe ditëve e javëve të tjera”, ka thënë Stojanoviq.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...