Halimi thotë se secila dhunë ka baza gjinore

19 Tetor 2016 - 21:01      

Secila dhunë ka brenda vetes baza gjinore dhe kjo sipas sociologes Sibel Halimi vërtetohet edhe me rastin e fundit e vajzës 16 vjecare në Rahovec ku nëna detyrohet që të kërkojë një gjë të tillë nga burrat e shtëpisë.

Ajo në Rubikon të KTV-së ka thënë se me një shtet funksional një gjë e tillë nuk do të duhej të ndodhte. “Nëna kërkon zgjidhje nga autoriteti e burrave për një çështje që në fakt nuk do të duhej të ndodhte”, ka thënë ajo.

Sipas Halimit, problemi kryesor është se të gjithë, që nga drejtori e për të vazhduar me Policinë, kanë heshtur dhe kjo heshtje mund të merret si pranim i dhunës.

“Problemi kryesor i joni është që edhe drejtori i shkollës, edhe Policia e Kosovës dhe shumë akterë tjerë, në njëfarë forme në heshtje kanë pranuar se duhet të ndodhë dhuna pasi vajza ka pasur 41 mungesa”, ka thënë ajo.
“Secila dhunë ka baza gjinore”, përfundoi Halimi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...