Mbi 50 për qind e fëmijëve të prekur nga dhuna

19 Tetor 2016 - 20:48      

Mbi 50% e fëmijëve kanë qenë të prekur nga dhuna psikike e fizike. Kështu e thotë statistika nga Agjencia e Statistikave, referencë kjo që përdoret edhe nga koalicioni e i organizatave jo qeveritare për mbrojtjen e fëmijëve.

Donjetë Kelmendi nga KOMF ka thënë në KTV për “Rubikonin” se kjo shifër është përdorur nga ta për të alarmuar shoqërinë.

“E kemi përdorur këtë statistikë që të tregojmë se shifrat janë alarmante”, ka thënë ajo.

Tutje Kelmendi theksoi se prindërit nuk janë të përgatitur për të rritur fëmijët dhe rrjedhimisht këtë e bëjnë duke u mësuar gjatë rritjes së fëmijës apo duke aplikuar mënyrën e rritjes së tij.

“Ajo që ne po bëjmë në Kosovë është se ne po merremi me pasojat. Ne po merremi me viktimat e dhunës. Po punojmë pak në parandalim, pothuajse nuk po punohet. Prindërit në bazë të organizatave të koalicionit e që janë gjithsej 22, prindërit nuk janë të përgatitur ta luajnë rolin e prindit dhe këtë rol e mësojnë gjatë rritjes së fëmijës apo duke u bazuar në eksperiencat e tyre, pra ashtu si i kanë rritur ata prindërit e tyre, i rrisin edhe atë fëmijët”, ka thënë Kelmendi

Kelmendi ka thënë se procesi i disiplinës pozitive është zgjedhja e këtij problemi përmes secilës do të aplikohej nga prindërit dhe fëmijët dhe brenda tij do të trajnoheshin të dy palët.

Mirëpo, Kelmendi kritikon institucionet, pasi, siç tha ajo, kostoja që i bashkëngjitet ligjeve për mbrojtjen e fëmijës është qesharake dhe rrjedhimisht këto çështje nuk implementohen.

Tashmë këtë metodë ka filluar ta përdorë Save the Children.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...