Çfarë tha Demaku për dhunën ndaj 16 vjecares në Rahovec?

19 Tetor 2016 - 20:33      

Shkrimtari Daut Demaku në Rubikon të KTV-së duke debatuar mbi edukimin e fëmijëve me fokus rastin e fundit, rrahjen e vajzës 16 vjeçare nga xhaxhai i saj në Ratkoc të Rahovecit, theksoi se edhe dashuria e tepërt është dhunë.

Demaku ka thënë se ai prind i cili di si të hyjë në vuajtjet e fëmijës, atëherë do ta ketë atë fëmijë gjithmonë afër vetes në të kundërtën do ta humb atë.

“Aty ku hyn dashuria, eliminohet dhuna. Dashuri ndaj fëmijë është vuajtja, vetëm ai prind që di të hyjë në vuajtjen e fëmijës, është dashuria. Secili fëmijë e ka një frikë, e ka një vend të frikohet. Shumë herë mund te thotë se unë e dua këtë dhe unë e dua atë dhe prej angazhimeve të shumta prindi nuk e dëgjon, atëherë fëmija do të struket dhe më fëmijë nuk ke”, ka thënë Demaku.

Sipas tij prindi fëmija është kamerë dhe kupton çdo gjë që ndodh brenda familjes.

“Prindi që di të bisedojë me fëmijën dhe të hyjë në vuajtjen e tij, atë fëmijë do ta ketë gjithmonë afër vetes. Fëmija është kamerë. Kamerë e fshehtë që xhiron gjithëcka. Krejt çka sheh fëmija kupton”, shtoi tutje Demaku.

Duke komentuar deklaratat e xhaxhait të vajzës se pikërisht pse e ka dashur më së shumti edhe e ka ndëshkuar në atë mënyrë, Demaku theksoi se edhe dashuria e tepërt është dhunë.

“Edhe dashuria e tepërt është dhunë”, përfundoi ai.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...