Një kafe “rrëfyese” Rama-Thaçi në Tiranë

19 Tetor 2016 - 19:42      

Edi Rama dhe Hashim Thaçi janë takuar jozyrtarisht në Tiranë këtë të mërkurë.

Këtë e ka konfirmuar kryeministri i Shqipërisë në profilin vet të Facebookut.

Rama publikoi në rrjetet sociale një ‘selfie’ me Presidentin e Kosovës, duke e shoqëruar atë me një mbishkrim të shkurtër që jep pak informacion për takimin.

“Pas një kafeje në Tiranë”, ka shkruar Rama pa treguar se çfarë është biseduar me këtë rast. Transmeton Koha.net.

Takimi jozyrtar i kryeministrit të Shqipërisë me presidentin e Kosovës u bë pas vizitës që Rama zhvilloi në Serbi.

Në Kosovë kanë shpërthyer polemikat lidhur me deklaratat e Ramës për Kosovën në Beograd.

Kundër këtyre deklaratave është shprehur edhe shefi i diplomacisë së Kosovës Enver Hoxhaj që vjen nga ish – partia e kryetari të vendit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...