“Në Kosovë ka festa të panevojshme” [video]

19 Tetor 2016 - 19:21      

Pavarësisht mungesës së 4 deputetëve të Listës Serbe, Komisioni për Komunitete ka vazhduar punën normalisht, raporton KTV.

Komisioni ia ka dorëzuar kryesisë së Kuvendit kërkesën që 24 qershori të shpallet ditë memoriale për egjiptianët, ndërsa ka theksuar nevojën që të ndryshohet ligji për festat zyrtare, pasi aty ka festa të panevojshme.

Deputeti i AAK-së, Ali Berisha, ka theksuar se Kosova edhe ashtu ka shumë festa zyrtare, të cilat po e pengojnë punën e institucioneve të Kosovës, por që përkrahin iniciativën e egjiptianëve për një ditë memoriale të tyre.

Agim Çeku ka theksuar se duhet ndryshuar në tërësi Ligji për Festat Zyrtare, pasi, sipas tij, ka shume festa të panevojshme, por që nuk i takon komisionit t’i heqë nga kalendari i festave ato ditë.

Sidoqoftë, për shtruarjen e një feste të re, deputetët, duke u thirrur në nenin 53 të Rregullores së Punës së Kuvendit, duhet t’i dorëzojnë kërkesë kryesisë së Kuvendit që 24 qershorin ta shpallin ditë memoriale për minoritetin egjiptian.


 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...