Dy Ministri pa ministra, pritet riformatimi i Qeverisë [video]

19 Tetor 2016 - 19:16      

Dy vende ministrash në Qeverinë e Kosovës vazhdojnë të jenë të zbrazëta.

Njëri ministër, ai i mjedisit e planifikimit hapësinor, hoqi dorë nga posti deri sa të përfundojë punë me organet e drejtësisë, ndërsa Bekim Çollaku i Integrimeve Evropiane e la ministrinë për t’u bërë këshilltar i parë i presidentit Thaçi, raporton KTV.

Partnerët e koalicionit disa herë kanë paralajmëruar riformatim të qeverisë, ndërsa tash thonë se kjo çështje nuk do të shkojë gjatë.
Derisa Ferhat Shala po e ushtron detyrën e ministrit të mjedisit, në ministrinë e integrimeve barra i ka rënë sekretarit të përhershëm, meqë dorë nga kjo ministri hoqi edhe Ramadan Ilazi që po
vazhdon studimet e doktoraturës.

E ndërkohë kryeministri ka siguruar se riformatimi i kabinetit qeveritar do të ndodhë shpejt. Ndërkohë, në PDK disponimi duket se është që Ministria e Integrimeve të mos shuhet, por s’kanë diskutuar për emra konkret.


 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...