Dy kryetarë komunash akuzohen për keqpërdorim të druve konfiskuara [video]

19 Tetor 2016 - 19:10      

Dy kryetarë komunash mund të përballen me padi për keqpërdorimin e drunjve ilegalë të konfiskuar nga Policia dhe Inspektorati i Pyjeve gjatë vitit 2015, raporton KTV.

Njëri ndër ta është kryetari i komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, i cili me mijëra kub drunj të konfiskuar i ka dhuruar falas dhe sipas qejfit të tij.

Ky veprim u bë në kundërshtim me legjislacionin, sipas të cilit drunjtë e prerë ilegalisht e të konfiskuar nga autoritetet duhet të shiten.
Në raportin e siguruar nga KTV-ja, thuhet se një veprim i tillë i kryetarit e ka detyruar Inspektoratin ta paraqesë këtë rast në Gjykatë. Kohavisioni ka provuar të kontaktojë me kryetarin Mulaku, por ai nuk u është përgjigjur thirrjeve.

Edhe kryetari i Novobërdës, Svetislav Ivanoviq, ka bërë shkelje të njëjtë të ligjit në fuqi në vitin 2015.


Dy kryetarë komunash akuzohen për keqpërdorim... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...